• Korça

Ndërkombëtarizimi i universiteteve/ Prof. Jean Michel de Waelle zhvillon një bisedë të hapur në universitetin e Korçës

Ndërkombëtarizimi i departamenteve dhe fakulteteve ka qënë në fokus të një bisede të hapur që Prof. Jean Michel de Waelle, nga “Universiteti i Lirë i Brukselit”, ka zhvilluar këtë të mërkurë në ambientet e rektoratit të Universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë, ku kanë qënë të pranishëm drejtues të fakulteteve, departamenteve dhe pedagogë. Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur rektori i universitetit Prof. Dr. Dhimitri Bello i cili ka vlerësuar praninë e profesorit De Waelle, në universiten e Korçës, duke cilësuar ndërkombëtarizimin si një ndër sfidat e institucionit që ai drejton.

Për profesorin e Universitetit të Lirë të Brukselit, universitetet shqiptare i kanë kapacitetet e duhura për të shkuar drejt ndërkombëtarizimit, por ky është një proces i gjatë. Për këtë nevojiten sa më shumë bashkëpunime konkrete.

Profesor de Waelle është studiues i shkencave politike, drejtues i mjaft projekteve kërkimore në shkallë Evropiane dhe njohës i mirë i vendeve të Evropës Lindore. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe profesorët Artan Fuga e Mark Marku u diskutua për angazhimin dhe bashkëpunimin shkencor mes universiteteve të Evropës Lindore, Belgjikës dhe BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *