Po shkon drejt përfundimit projekti i bashkisë së Devollit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit si dhe në disa fshatra. Bëhet fjalë për fshatrat Ponçarë, Bitinckë, Progër dhe Miras ku bashkia e Devollit është duke punuar në disa prej rrugëve të cilat janë konsideruar si problematike dhe të amortizuara, duke plotësuar kështu edhe kërkesat e banorëve për ndërhyrje. Sipas nënkryetares së bashkisë Devoll, rikonstruksion është duke u kryer edhe në disa rrugë në qytetin e Bilishtit.
Banorët e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, për shkak edhe të amortizimit të këtyre akseve, të cilat tashmë me rikonstruksionin e tyre ofrojnë lehtësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.