• Korça

Ndahen çmimet në Spar, 36 fitues nga shorteu i verës

Rrjeti i marketeve Spar ka shpërblyer sot klientët e vet besnikë duke shpërndarë çmimet e shorteut të madh të verës. Kanë qenë gjithësej 36 çmime të fituara nga klientët e Spar Korcë dhe Pogradec në shorteun e dytë të transmetuar drejtpërsëdrejti në RTSH Korça. Spar ka dhuruar 6 çmime me 20 mijë lekë blerje, 6 çmime me 30 mijë lekë blerje, 6 çmime me 40 mijë lekë blerje si dhe 6 çmime me 50 mijë lekë blerje. Qershia mbi tortë kanë qenë 6 makina të cilat janë fituar nga klientët e Spar. Ata shprehen falenderues ndërsa vlerësojnë edhe cilësinë e produkteve që blejnë çdo ditë në marketet Spar.

Spar operon me disa markete e supermarkete në Korçë prej vitit 2017, ndërsa gjendet edhe në qytetin e Pogradecit që prej vitit 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *