• Korça

“Nata e dymbëdhjetë” në Korçë/ Komedia e Shakespeare vihet në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” në fundjavë

Pas shumë vitesh, rikthehet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, një nga veprat më të mira të William Shakespeare, “Nata e dymbëdhjetë”. Vepra do të vihet në skenë të shtunën e të djelën nga regjisori i mirënjohur grek Dhimitris Milonas, i cili vjen në bashkëpunimin e parë me teatrin e Korçës.

Kjo komedi e shkruar rreth 400 vite më parë, përqëndrohet në identitetin e rremë. Gjatë një anijembytjeje nate, vëllai dhe motra binjake humbën njëri-tjetrin. Secili prej tyre nuk e di nëse tjetri është gjallë apo jo. Motra në kërkim të vëllait të saj, vishet si një djalë i ri duke shpresuar se kjo maskaradë do t’i lejojë asaj të gjejë shpejt vëllain e saj. Ky maskim çon në atë seri ngjarjesh mahnitëse dhe komike të përshkruara në komedi.

Ideja mësimore e kësaj komedie është se çdo fatkeqësi mund të kapërcehet. Por gjëja më e rëndësishme është që kurrë nuk duhet të dëshpëroheni dhe të dekurajoheni. Dhe si në të gjitha komeditë e Shekspirit ajo që tregohet qartë edhe në “Natën e dymbëdhjetë” është se nuk duhet të humbisni kurrë sensin e humorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *