Një atmosferë elektrizuese ka sjellë Festa e Birrës në qytetin juglindor të Korçës.
Kjo mbrëmje e festës është ndjekur nga të gjitha grupmoshat, duke shijuar performancën e artistëve dhe shumëllojshëmrinë e birrave të ofruara.
Festa e Birrës në Korçë vjen si një traditë e përvitshme prej 18 vitesh dhe është një nga festat verore më të mëdha të organizuara nga bashkia Korçë.