• Sport

Myrto Uzuni propozon për martesë të dashurën e tij pas ndeshjes më të veçantë së jetës

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për futbollistin shqiptar Myrto Uzunin. Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi nga Berati, vendosi të realizonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.  

Ashtu sic e kishte paralajmëruar për RTSH Korça para ndeshjes, Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të stadiumit, duke rrëmbyer totalisht skenën në atë mbrëmje magjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *