Një formacion i veçantë muzikor që mban emrin Lefter Furxhi ka sjellë koncertin e parë në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi. Për herë të parë artistë profesionistë e amatorë, një pjesë prej të cilëve me aftësi të kufizuara në shikim, u bënë bashkë në këtë grup muzikor duke sjellë një interpretim emocionues të këngëve korçare por edhe të tjera performanca. Performuesit kishin instrumentat e artistit, emrin e të cilit mban ky formacion, duke dëshmuar se muzika kapërcen çdo pengesë fizike ndërsa ndanë edhe emocionet e këtij koncerti:
Kjo iniciativë e vecantë synon mbështetjen e personave të talentuar me aftësi të kufizuar ne shikim dhe vazhdimësinë e këtij formacioni.