Rrugëtimi i simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës, për të sjellë këto punime kaq të veçanta, nisi në vitin 2008. Që prej atëhere, si traditë e përvitshme, skulptorë nga vende të ndryshme të botës, realizuan punimet e tyre në natyrë për t’i bërë më pas pjesë e muzeut të artit pamor. Kuratori i këtij simpoziumi, Genti Tavanxhiu thotë se mesazhi që është dashur të përcillet, ka të bëjë me një frymë të re arti që vjen në Korçë duke i lënë hapësirë artistëve, të shprehin lirshëm stilistikën e tyre.
Ndër vite, skulptorët kanë gdhendur gurin e drurin duke realizuar 60 skulptura që tashmë janë ekspozuar në këtë galeri arti në natyrë, unike në Shqipëri.
Muzeu natyror i artit bashkëkohor ndodhet në hyrje të Parkut Rinia në qytet.