• Korça

Muzeu i Artit Mesjetar, më i vizituari/ Mbi 30 mijë vizitorë kanë treguar interes për t’u njohur me artin bizantin e postbizantin

Mbi 30 mijë vizitorë kanë treguar interes për t’u njohur me pasurinë që mbart Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë. Gjatë ditëve të festave të fundvitit, ka pasur mbi 100 të tillë në ditë që kanë vizituar këtë muze, i cili ka në fondin e tij gati 8 mijë objekte të ndryshme.

Edhe në ditët e para të këtij viti, ky Muze shfaq interes, kryesisht për vizitorë të huaj.

Koleksioni i ikonave të këtij muzeu është më i madhi në numër dhe më interesanti në vlera historike, fetare dhe artistike në Shqipëri e më gjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *