• Korça

Murtaja e Ruminantëve të vegjël/ Sëmundja nuk ka prekur kafshët në Qarkun Korçë

Kjo sëmundje transmetohet nëpërmjet vektorëve të ndryshëm, nga mushkonjat, kolikoidet përmes pickimit. Shenjat kryesore klinike të shfaqjes së saj janë temperaturë e lartë tek kafsha, gjendje plogështie, rrjedhje mukonazale nga hundët si dhe shkakton probleme në mushkëri e mund të çojë e deri në ngordhje të kafshës e për pasojë dhe dëme ekonomike për fermën. Periudha e inkubacionit të saj është nga 3 deri në 10 ditë. Sipas specialistëve veterinarë, këshillohen blegtorët që të tregojnë kujdes duke bërë si fillim ndalimin e lëvizjes së kafshëve në mënyrë të pakontrolluar, shmangjen e grumbullimeve të tyre, mos futjen në tufën ekzistuese të kafshëve të reja të cilave nuk u dihet origjina si dhe masa kryesore është vaksinimi i kafshëve kundër kësaj sëmundje. Gjithashtu e rëndësishme është dezinfektimi i stallës ku mbahen kafshët. Kjo sëmundje fatmirësisht nuk transmetohet tek njeriu. Sipas të dhënave nga Shërbimi Veterinar, në Qarkun Korçë nuk rezulton asnjë kafshë e prekur ndërsa janë duke u ushtruar kontrolle dhe në pikën doganore të Kapshtivës tek kafshët që vijnë nga shteti grek, në të cilin kjo murtajë është prezente dhe ka shkaktuar edhe humbje në kafshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *