Atasheu Arsimor i Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, Metin Bullut, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Ai është pritur në këtë takim nga Zëvendës rektori Dr. Arto Adili, i cili është shprehur se thelbi i këtij takimi ka qënë krijimi i mundësive të bashkëpunimit mes universitetit të Korçës dhe universiteteve të Turqisë, e veçanarisht atij të Stambollit, në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të universitetit të Korçës.
Nga ana tjetër edhe Atasheu Arsimor i Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm për krijimin e një bashkëpunimi.
Në këtë takim kanë qënë të pranishëm edhe dekanët e katër fakulteteve të universitetit “Fan Noli” të cilët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mbi shkëmbimin e literaturës dhe botimeve shkencore, për mobilitetet staf-studentë, si dhe për programe të përbashkëta studimi.