• Sport

Mourinho dhe Roma rikthehen në Shqipëri, miqësore me ekipin e Superiores

Partizani do të presë në kryeqytet skuadrën e Romës, në një miqësore luksi, në datën 12 gusht. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores si edhe trajnerit Zhoze Murinjo që nga Tirana ka kujtime të bukura.

Sezonin e shkuar, Murinjo arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *