Në qarkun e Korçës janë rreth 200 monumente dhe site arkeologjike të cilat janë të vizitueshme, ndërsa ka edhe shumë të tjera të cilat ende janë të panjohura për publikun, për shkak se ende nuk janë kryer gërmimet e duhura apo nuk janë promovuar.
Ruajtja e monumenteve dhe siteve arkeologjike nga faktorët natyrorë që i dëmtojnë është një sfidë më vete për specialistët e fushës:
Pritet që së shpejti të kryhen ekspedita gërmimesh në disa vendbanime ende të pazbuluara siç është vendbanimi i Maliqit, apo edhe në zona të tjera.