• Lajme kombëtare

Monitorimi i zgjedhjeve të 14 majit, shefja e misionit ODHIR takim me Celibashin

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ndodhet në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Glover ka nisur takimet nga Komisioni Qendror i Zgjedhave, ku është takuar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Në fokus të diskutimeve të tyre është pikërisht monitorimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit përmes grupeve të vëzhguesve që pritet të vijnë më vonë në vend dhe mbajtja e tyre për të siguruar që procesi do të jetë demokratik dhe i qetë.

Audrey Glover ka monitoruar disa palë zgjedhjeve në Shqipëri si drejtuese e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it.  Zgjedhjet e para që monitoroi kanë qenë ato të vitit 1996 kur kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit. 

Misioni i ODIHR në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 14 majit do të përbëhet nga 324 vëzhgues.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *