• Korça

Mollët e Korçës mbeten stok/ Importi dëmton tregun vendas, fermerët kërkojnë zgjidhje

Sasi të mëdha molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit. Shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti dy janë faktorët që molla ka ngelur stok. Së pari, grumbullimi është bërë me çmim të lartë në sezon dhe së dyti ka ndikuar hyrja e mollës nga importi, kryesisht nga Serbia. Kjo ka bërë që prodhimi vendas të mbetet i pashitur.

Fermerët e e zonës së Korçës, si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore. Burime zyrtare bëjnë me dije se të pashitura kanë mbetur më shumë se 15 mijë ton mollë. Në kushte të tilla, mësohet se përfaqësues të ministrisë së bujqësisë kanë patur takim me fermerët potencialë që ruajnë mollët në kushtet frigoriferike, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *