• Maliq

Modernizimi i fermave blegtorale/ Përfshirja e teknologjisë së re krijon lehtësi për mbarështimin e kafshëve

Rritja e investimeve nëpër ferma blegtorale dhe modernizimi i tyre ka bërë që përveç rritjes se prodhimtarisë, të rritet edhe cilësia e prodhimeve të tyre. Një prej fermave model për mbarështimin e gjedhit ndodhet në fshatin Drithas të Maliqit ku mbarështohen 140 krerë lopë për prodhim qumështi dhe mishi. Nje lehtësi për punën në fermë krijon përdorimi i një aparature mjelëse moderne. Këto lopë janë të racës Holshtein dhe kanë një prodhimtari të lartë, deri në 40 litra qumësht për një lopë.

Tek kafshët është instaluar dhe një sistem kontrolli përmes vendosjes së çipit tek lopët, për të monitoruar gjendjen shëndetësore të kafshës e për të bërë më pas trajtimin e duhur sipas përcaktimit të diagnozës nga mjeku veterinar.

Në Qarkun e Korçës janë mbi 134 ferma të cilat mbarështojnë mbi 10 krerë gjedh për prodhim qumështi dhe rreth 50 të tilla për prodhim mishi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *