Është vetëm 35 vjeç dhe është i apasionuar pas bujqësisë.
Pasi ka studiuar tregun për varitetet që kanë më tepër interes nga konsumatori, si dhe ato që janë më rezistente në kushtet atmosferike të zonës, ai ka vendosur të zëvendësojë kultivarët në një prej pemtoreve.
Fermeri na tregon se ka përfituar edhe nga skemat mbështetëse në bujqësi, duke i dhënë një ndihmesë të madhe në punën e tij.
Xhenini ka dhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij.
Qarku i Korçës prodhon rreth 80 mijë ton mollë në vit të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.