• Maliq

Mjeshtër i drugdhëndies/ Ëngjëll Bregu e trashëgon këtë zanat prej 3 brezash

Ndërsa i afrohemi punishtes së tij, dëgjohet trokitja e çekiçit mbi dru. Çdo ditë, Ëngjëll Bregun e gjen duke punuar e gdhendur në dru pjesë decorative. Këtë zanat e trashëgoj prej 3 brezash na rrëfen me passion. Gjyshi im punonte dikur ndërsa artin e gdhendjes e kam trashëguar nga vëllai na tregon artizani nga fshati Zëmblak i Maliqit.

Që të realizosh një punim të tillë duhet rreth 1 muaj thotë Bregu ndërsa shton se ai kryen zbukurime vetëmn të stilit klasik  .

Që të realizosh punime të tilla, artizani përzgjedh lëndë të parë cilësore.

Të rralla janë punimet artizanale që po i mbijetojnë kohës. Arti i gdhendjes në dru thotë Ëngjëlli i ka mbijetuar më së miri ndërsa na bën me dije se kërkesat janë të shumta.

Veç këtyre punimeve, artizani bën edhe restaurimin e mobiljeve të vjetra.

Si një profesion pas të cilit është tepër i pasionuar dhe si një trashëgimi e vyer familjare, Ëngjëlli ruan ende me fanatizëm veglat e vjetra të gjyshit dhe babait të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *