• Pogradec

Mjekja i shpëton jetën futbollistit, Alma Angjo i jep ndihmën e parë lojtarit të Butrintit duke shmangur më të keqen

Një episod i vështirë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë Pogradeci – Butrinti. Në një moment të kësaj sfide ka ndodhur një përplasje floje mes dy futbollistëve, përplasje kjo që ka lënë të shtrirë në fushë futbollistin e Butrintit Selidon Zholi. Drejt futbollistit kanë vrapuar të dyja stafet mjekësore te ekipeve. Situatën e ka marrë nën kontroll fizioterapistja e ekipit të Pogradecit Alma Angjo pasi gjendja e futbollistit nuk ishte aspak e mirë. Për disa sekonda futbollisti ka qene në gjendje të fikti dhe vetëm ndërhyrja e Angjos duke i nxjerrë gjuhën lojtarit ka normalizuar situatën shëndetësore të tij. Kjo situatë e cila është pritur me duartrokitje nga tifozeria pogradecare. Vetë Alma Angjo tregon për mikrofonin e RTSH Korçës situatën e ndodhur gjatë kësaj ndeshje dhe shprehet se ia doli edhe falë ndihmës së kolegëve të saj mjekut të Pogradecit dhe të Butrintit.

Vlen të përmendet fakti se ky ishte momenti i dytë për Angjon që bën mrekullinë me futbollistët në fushën e lojës. Para dy viteve një situatë e ngjashme ka ndodhur me portierin Alliu ndërsa kësaj here me sarandiotin Zholi. Për fatin e mirë Alma Angjo është gjithmonë aty për të dhënë kontributin e saj në ndihmë të futbollistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *