• Korça

Mjekimi i bletëve/ Përgatitja e tyre për dimërimin, për të pasur një shëndet të mirë

Kushtet klimatike gjatë muajve të verës nuk kanë qenë të favorshme për shëndetin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit. Kryetari i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë Kledian Kosturi thotë se bletërritja dhe mirëmbajtja e kolonive vjen si një traditë e hershme në Qarkun Korçë, që kërkon dije dhe një përkushtim jo të zakonshëm. Pavarësisht eksperiencës që kanë bletarët, në kushtet e këtij vitit, Kosturi thotë se duhet treguar një kujdes i shtuar, qoftë për ushimin  e bletës por edhe për trajtimin e tyre për t’i mbrojtur nga sëmundjet, në mënyrë që kur të dalin më pas nga dimërimi, të mos ketë humbjen në mizë.

Falë kushteve të favorshme klimatike dhe bimësisë së pasur mjaltëdhënëse, Qarku Korçë mbulon rreth 15 % të numrit total të familjeve të bletëve në Shqipëri, rreth 52 mijë familje nga 360 mijë që ka në gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *