Një ekip mjekësor i kryesuar nga mjeku kardiolog Dr Profesor Ivo Petrov, zhvilluan për dy ditë vizita falas për banorët e bashkisë së Pustecit. Një nismë e Ministrisë së punëve të jashtëme të Shqipërisë dhe Bullgarisë mbështetur nga ministriae Shëndetsisë dhe Ambasada Bullgare. Për përfaqësuesen e Ambasadës Sofika Male, kjo nuk është hera e parë që ambasada Bullgare ndihmon banorët e kësaj bashkie në juglindje të vendit.
Mjeku kardiolog, Ivo Petrov, theksoi për mikrofonin e RTSH se gjatë vizitave të kryera një pjesë e pacientëve kishin nevojë për trajtime më të specializuara, ndaj po shihet mundësia e vijimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Një nismë të tillë e kanë vlerësuar shumë edhe banorët e Pustecit.
Më shumë se 200 vizia zhvilloi stafi i mjekëve Bullgarë në bashkinë e Pustecit. Në kuadër të kësaj nisme, qendrës shëndetsore të Pustecit iu dhurua edhe një Defibrilator nga spitali i Sofies.
Bravo Shqipërisë për njohjen e minoritetit bullgar