Drejtoria e Rajonit Qendër Lindje vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore. Aktualisht po punohet për pastrimin e territorit në aksin Korçë-Dardhë ndërsa bëhet me dije se pavarësisht reshjeve të rëna me intensitet, nuk ka pasur problematika. Përgjegjësi i grupit të mirëmbajtjes estetike Margel Rushani u bën apel drejtuesve të automjeteve që përshkojnë këtë aks, që të mbajnë pastër mjedisin e mos hedhin mbeturina.
Kjo Drejtori po punon paralelisht edhe në pastrimin e aksit Korçë-Qafë Thanë për largimin e mbeturinave e pastrimin e bimësisë.