• Pogradec

Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj. Ekspozohen në Pogradec pas 50 vitesh punimet e 42 piktorëve

55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve u sollën në një ekspozitë nën kurimin e Suzana Varvaricës. Nën emrin e piktorit të madh korçar Vangjush Mio, punimet, kryesisht të piktorëve të juglindjes por edhe qyteteve të tjera shfaqen bashkë pas një periudhe kohore 50 vjeçare, si një mundësi unike që publiku ti shohë nga afër, nisur nga fakti që jo të gjithë kanë akses në fondin e Galerisë Kombëtare. Drejtorja e Galerisë Kombëtare të Artit, Entela Çipa e ka quajtur këtë jo vetëm një ekspozitë, por edhe një atelie mësimore për të gjithë të rinjtë.

Për shkak se Galeria Kombëtare e Arteve është në restaurim, është menduar që fondi të mos rrijë i mbyllur brenda, por të shkojë sa më pranë artdashësve. Nga ana tjetër për piktorët Vangjo Vasili dhe Arif Lushi kjo ekspozitë përcjell shpirtin e artistëve më të mirë shqiptarë. Lushi shkon më tej kur thotë se është koha që Galeria Kombëtare të përfshijë në fondet e saj edhe punime të piktorëve pas 90-ës. Ekspozita është parashikuar të shëtisë në 10 qytete të vendit brenda vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *