• Korça

Miniera e qymyrgurit Mborje-Drenovë, një nga minierat më të vjetra të qymyrit në Shqipëri

Që prej vitit 1939, në Mborje-Drenovë ka funksionuar një nga minierat më të vjetra të qymyrgurit në Shqipëri. Në këto vite, ajo shfrytëzohej nga pronare italiane për nxjerrjen e këtij mineali, ndërsa rreth viteve 1987 u hap traverbanku me një gjatësi prej 2.5 km, duke bërë që kostoja e nxjerrjes së tij të ishte më e lire duke lehtësuar edhe transportin e mineralit.

Në këtë minierë dikur punonin mbi 1 mijë punëtorë. Banorët e fshatit Drenovë tregojnë se puna në galeritë e minierës ka qenë e vështirë. Megjithatë, kanë nostalgji për atë kohë kur kalonin aq në harmoni me njëri-tjetrin.

Kjo minierë shënoi kulmin e prodhimit të saj rreth viteve ‘80 ndërsa furnizonte me qymyrguri qytetet Elbasan, Laç, TEC-in e Korçës, me anë të së cilit sigurohej ngrohja e gati gjysmës së qytetit si dhe kombinatin e Sheqerit në Maliq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *