Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Pustec, Pandi Jani ka zhvilluar një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Ai ka shpalosur për banorët disa nga pikat e programit për bashkinë e drejtuar prej tij ku ka spikatur zhvillimi i turizmit e asfaltimi i rrugëve.
Të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka të cilët kanë shprehur mbështetjen për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Pandi Jani.
Në zgjedhjet e 14 majit Pandi Jani do të ketë përballë, kryebashkiakun aktual Pali Kolefski.