Subjektet që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre në stacionet e plazhit në pogradec do të kenë afat për aplikim deri në datën 6 dhjetor, për të bërë diccka të tillë. Sipas nënkryetares së bashkisë Pogradec, Enjela Karafili, të gjitha subjektet e interesuara duhet të aplikojnë përmes portalit E-albania ku duhet të specifikojnë nëse janë të interesuara vetëm për stacion plazhi apo edhe strukturë shërbimi.
Ashtu si edhe në sezonin e shkuar në Pogradec do të vijojë të jetë i përcaktuar raporti i ndarjes së stacioneve të plazhit, ku 33% e hapësirës do të jetë plazh publik dhe 67% plazh privat.
Në sezonin veror të vitit 2023, Pogradeci ofroi një sërë lehtësirash për të gjithë pushuesit që zgjodhën qytetin liqenor për të kaluar pushimet verore.