• Korça

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kontrabandonte cigare, arrestohet greku

Një 46 vjeçar nga Greqia është arrestuar nga policia e qarkut të Korçës teksa është kapur në hyrje të qytetit të Bilishtit me paketa cigaresh të cilat dyshohet se i kishte sjellë kontrabandë nga shteti fqinj. Ky rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë është goditur si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kanë qenë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek V. T., 46 vjeç banues në Greqi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.  Pas kontrollit në automjetin e këtij shtetasi është kryer kontroll edhe në banesën e tij, në fshatin Çiflig, ku shërbimet e Policisë gjetën paketa të tjera me cigare, pa faturat përkatëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 160 steka me cigare të llojeve të ndryshme, 1038 euro, 2 celularë dhe automjeti i 46-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *