• Korça

Mbyllet panairi Filoxenia në Greqi, interes për produktin turistik të qarkut të Korçës

Qarku i Korçës mori pjesë për herë të parë me ofertën e vet turistike në panairin më të madh turistik Filoxenia Expo, në Selanik të Greqisë, i cili u mbyll një natë më parë. Përmes një organizimi nga ana e Këshillit të Qarkut të Korçës 6 bashkitë e juglindjes ekspozuan resurset natyrore, kulturore e historike për të cilat ka pasur një interes mjaft të madh në këtë panair.

Kryetari i Këshillit të Qarkut mendon se përmes bashkëpunimeve mes operatorëve turistikë të qarkut të Korçës dhe atyre grekë apo edhe europianë numri i vizitorëve në Korçë do të rritet ndjeshëm.

Panairi Filoxenia zgjati për 3 ditë me radhë, me pjesëmarrjen e më shumë se 300 ekspozuesve në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Ky panair u vizitua nga më shumë se 10 mijë persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *