• Pogradec

Mbyllet dita e dytë e “Xinxifilo”/ Interpretojnë trupat e teatrit të kukullave të Korçës, Shkodrës dhe Tiranës

Është mbyllur me sukses dita e dytë e festivalit të teatrit të kukullave “Xinxifilo” në Pogradec. Ka qënë trupa e teatrit të Shkodrës ajo që ka çelur ditën e dytë me shfaqjen “Festa në pyll” me autor Kolec Pepa e regji të Drane Xhai. Për regjisoren kjo është hera e dytë që marrin pjesë në festivalin “Xinxifilo” në Pogradec ndërsa u shpreh se ajo çka e bën të veçantë këtë festival është pjesëmarrja dhe interesi i madh i fëmijëve.

Më pas ka qënë radha e trupës së Korçës e cila ka performuar me shfaqjen “Pika e Ujit”. Për aktoren e teatrit të kukullave Xheni Kita gjithmonë është kënaqësi pjesëmarrja në këtë festival.

Kjo ditë ka përfunduar me shfaqjen e trupës së Tiranës e cila ka sjellë për vogëlushët përrallën “Hirushja”. Për përgjegjësin e teatrit kombëtar të kukullave në Tiranë Nelson Mulla kjo pjesë është sjellë në një mënyrë të veçantë duke bërë publikun pjesë të saj.

Festivali i teatrit të Kukullave “Xinxifilo” do të përfundojë në datën 17 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *