Një mbrëmje e veçantë poetike ka zbritur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku aktorë të dashur të skenës përcollën tek publiku artdashës interpretime emocionuese nga krijimtaria e poetes Valbona Lola. Ajo zgjodhi sërish këtë formë promovuese për librin e saj të 4-ët, “Monologu i një gjetheje”.
Aktorët e përzgjedhur Ligoraq Riza, Blerta Belliu, Zamira Kita, Dasara Xhangolli dhe Kristian Koroveshi i dhanë shpirt e ngjyra vargjeve të Lolës, duke prcjellë mjeshtërisht eksperiencën e tyre dhe talentin, për një public artdashës.
Moderimi i kësaj mbrëmje iu besua Katerina Çifligut ndërsa poezitë morrën një ngjyrim të veçantë nën shoqërimin e instrumentistëve Riçard Gedaj në violonçel dhe Boni e Panajot Hamzallari në kitarë.