• Pogradec

Mbrëmje poetike me Skënder Rusin, liriku korçar përjell emocione në Pogradec

Mes trëndafilash dhe mes dy korifejve të letrave shqipe Lasgushi dhe Mitrushi, është mbajtur në Pogradec një mbrëmje  poetike me poezi të lirikut korçar Skënder Rusi. Të pranishëm por edhe të ftuar patën mundësinë të njihen me autorin dhe poezitë e tij ashtu si patën mundësinë të ndjenin emocionet e interpretimit të tyre.

Për organizatoren Alda Bardhyli, qëllimi i këtyre mbrëmje poetike tw titulluara Varg Festival, të cilat udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë është që publiku të njihet edhe më shumë me autorët e qyteteve respektive ndërthurur edhe me autorë të ftuar nga Tirana që në këtë rast ishte Mimoza Ahmeti.

Në pozicionin e moderuesit të mbrëmjes poetike ishte edhe prozatori Eris Rusi, djali i lirikut Skënder Rusi i cili tha se është bukur të shohësh dhe të ndjesh kohën shpirtërore të autorit e cila nuk shuhet kurrë. Edhe pse koha fizike e gjithësecilit mbaron një ditë, ajo shpirtërore përjetësohet.

Krahas poezive të autorëve lokale, bashkë me netët poetike në çdo qytet udhëton edhe një ekspozitë fotografike me disa prej autorëve më të njohur shqiptarë të cilët i prezantohen publikut në stenda të veçanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *