Mbrëmja qëndrore që simbolizon festën e fundvitit në qytetin e Korçës, ka bërë bashkë nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit dhe njësive administrative. Kanë qenë 303 nxënës ekselentë që kanë shkëlqyer në mësime gjatë këtij viti, të cilët u vlerësuan me certifikatë si dhe u janë ndarë dhe dhurata si një shpërblim dhe stimul për rezultatet e arritura në mësimë këtë vit.
Këto dhuarata simbolike janë ndarë nga kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo i cili përcolli dhe një urim në këtë fundvit.
Në një atmosferë festive tek ambjentet e qytezës së fëmijëve në bashkëpunim me qendrën kulturore “Mihal Grameno” është bërë shpërndarja e dhuratave për nxënësit ekselentë të cilët janë dhe një shembull për bashkëmoshatarët e tyre, për punën dhe përkushtimin e treguar në rrugën e dijes.