• Pogradec

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Pogradec. Në gadishmëri për të shmangur dhe përballuar çdo situatë nga zjarret

Edhe pse jemi në mes të verës Pogradeci nuk ka pasur situata të vështira me zjarret në pyje. Por megjithatë institucionet kanë ndezur alarmin e kuq në mënyrë që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë bashkë me vullnetarët. Nënprefekti i Pogradecit Luan Maxhari tha se ka një urdhër të prerë që të ketë vigjilencë maksimale për të parandaluar situatat ashtu si duhet, per kete do të zhvillohen takime sensibiluzuese në çdo fshat.

Nga ana tjetër Armand Gora komandant i zjarrfikëses së Pogradecit kërkoi mbështetje maksimale nga të gjithë pasi vetëm me trupën e zjarrfikëses të Pogradecit nuk arrihet të përballohen situatat emergjente.

Ndërsa me porosi të kryebashkiakut Ilir Xhakolli, Nënkryetari Paskalino Ziko tha se për të gjithë ata që do të neglizhojnë situatat do të ketë masa deri në largim nga puna. Deri më tani në Pogradec nuk ka pasur zjarre masive me përjashtim të rasteve të vogla të cilat janë menaxhuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *