• Maliq

Mblidhet shtabi i emergjencave në Maliq. Problematike djegia e torfës dhe zjarrvënia në tokat bujqësore

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në bashkinë Maliq duke diskutuar për problematikat e zjarreve në fushën e Maliqit ku djegia e torfes por edhe zjarret që vendosin vetë fermerët në tokat bujqësore është kthyer në shqetësim për këtë periudhë vere. I pranishëm ka qenë edhe prefekti i qarkut Nertil Jole i cili ka kërkuar vëmendje të shtuar dhe monitorim 24 orë të të gjithë sipërfaqes për të parandaluar zjarret e mundshme por edhe për të mundësuar shuarjen në kohë të tyre.

Deri më tani zjarre janë hasur vetëm në fushën e Maliqit, ndërsa nuk ka pasur të tjera vatra në pyje e kullota. Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu tha se në këtë mbledhje është vendosur shtimi i grupeve të punës në terren të cilët do të jenë prezent në zonat më të rrezikuara që ka fusha e Maliqit. Ai gjithashtu ka bërë edhe një apel për të gjithë fermerët që të mos i venë zjarrin tokave bujqësore, pasi jo vetëm prishin cilësinë e tokës, por tashmë më ashpërsimin e ligjit për zjarrvënien e qëllimshme ata rrezikojnë edhe ndjekjen dhe dënimin penal.

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të bashkisë Maliq kanë marrë pjesë të gjithë aktorët vendorë të cilët kanë për detyrë kontrollin dhe menaxhimin e zjarreve por edhe të tjerë të cilët mund të ndihmojnë në raste të caktuara për shuarjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *