• Korça

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Korçës, 15 familje përfitojnë nga programet e strehimit

Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar 10 familje të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i interesave të kredisë, 2 familje që përfitojnë nga subvencionimi i interesave të qirasë dhe 3 familje që do të strehohen në banesat sociale me qira. Ndërkohë lidhur me shumë familje të tjera të cilat janë të pastreha por nuk arrijnë të përmbushin kushtet ekonomike për të përfituar nga një prej programeve të strehimit, bashkia kërkon të ndërtojë banesa sociale të cilat do të jenë të përshtatshme për këtë kategori.

Sipas drejtores Balli ligji për strehimin ka ndryshuar duke iu ofruar mundësi qytetarëve që përmes programit subvencionimi i interesave të kredisë, jo vetëm të blejnë një apartament, por edhe të ndërtojnë një banesë në një truall që është pronë e tyre, çka shikohet si një mundësi shumë e mirë edhe për banorët e pastrehë të zonave rurale.

Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak të Korçës janë miratuar edhe 61 familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondi prej 6% i bllok ndihmës për muajin shtator, 28 familje që përfitojnë kompensim të energjisë elektrike, si dhe 15 familje të tjera që përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondi i buxhetit vendor, sipas kritereve specifike të miratuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *