• Pogradec

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Pogradec. Plani i masave për të dalë nga gjendja me probleme financiare

Bashkia Pogradec rezulton ndër bashkitë e cila në periudhat e mëparshme të qeverisjes ka krijuar një borxh shumë të madh ndaj të tretëve duke mos shlyer shërbimet të caktuara apo investime të kryera. Kjo është bërë e ditur nga Kryebashkiaku Ilir Xhakolli, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Pogradec, të mbajtur këtë të hënë. Këto borxhe janë trashëguar edhe sot nënvizoi kryebashkiaku Xhakolli, duke shtuar se pavarësisht përpjekjeve për të shlyer një pjesë të borxhit sërish bashkia rezulton ndër bashkitë me vështirësi financiare.

Sipas kryebashkiakut Xhakolli zgjidhje për këtë është ndërhyrja e qeverisë përmes një grant shlyerjeje ose hapja rrugë e një kredie që do të zeronte borxhet, kamatvonesat apo këstet mujore të kredive, pasi me mundësitë e saj bashkia nuk e zeron dot këtë borxh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *