Fermerët e fshatit Dërsnik vijojnë me mbjelljet pranverore. Ata kultivojnë më së shumti perime dhe misër ndërsa thotë se prodhimi nga viti në vit është shitur. Problem ka qenë vetëm misri për të cilin ka qenë më vështirë gjetja e tregut.
Sa i takon vaditjes, nuk ka pasur probleme në këtë zonë, kjo pasi në afërsi të këtij fshati kalojnë 2 lumenj prej ku furnizohen me ujë kanalet vaditës.
Në fshatin Dërsnik jetojnë rreth 1 mijë banorë që jetesën e sigurojnë përmes bujqësisë kryesisht dhe pak blegtori.