Rreth 50% e sasisë së grurit është mbjellë deri tani në fushën e Maliqit, ndërsa në total pritet të mbillen rreth 3500 Ha me këtë kulturë bujqësore. Specialistët theksojnë se kushtet klimaterike janë të favorshme për mbjellje, por deri më 15 nëntor duhet të përfundojë ky proces në mënyrë që bima të jetë e fuqishme dhe e vllazëruar gjatë dimrit. Kujdes gjithashtu duhet edhe në përzgjedhjen e farës së grurit.
Bima e grurit gjatë këtij viti u prek nga një sërë sëmundjesh të cilat dëmtuan prodhimin. Prandaj në mbjelljet e këtij viti fermerët duhet të mos anashkalojnë disinfektimin e farës duke e kryer atë me makineri të posaçme apo në fushë të hapur ku preparati duhet të shpërndahet në të gjithë sasinë e farërave.
Kullimi i parcelave bujqësore gjatë dimrit është një tjetër moment i rëndësishëm për zhvillimin normal të bimës së grurit.