• Maliq

Mbjellja e fasuleve/ Fermerët përgatisin tokën për mbjelljen e kësaj kulture

Fermerët e fushës së Maliqit kanë nisur përgatitjet për mbjelljen e kulturës së fasules. Ata janë duke kryer procesin e plehrimit të tokës dhe më pas të vijojnë me procesin e mbjelljes. Fshati Kreshpan njihet për kultimin e asaj që quhet fasulja trenare ose kokërrmadhe, për të cilën ka pasur interes në treg.

Administratori i njësisë Pojan bën me dije se kanalet janë pastruar, për t’iu siguruar më pas fermerëve dhe ujin për vaditje.

Në fushën e Maliqit kultivohen rreth 350 hektarë me fasule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *