• Pogradec

Mbillen pemë në Trebinjë/ 50 fidanë i shtohen zonës me qëllim shtimin e gjelbërimit

50 fidanë pishë e zezë, blir dhe akacie janë mbjellë në njësinë administrative Trebinjë të bashkisë Pogradec. Kjo vjen në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Qeveria me fokus mbarështimin e ekonomive pyjore, një nismë kjo e përqafuar edhe nga Drejtoria e pyjeve në bashkinë Pogradec, për t’i shtrirë mbjelljet e pemëve në gjithë territorin. Nismës iu bashkua dhe Prefekti Nertil Jole së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë Drejtues i parë Gjovalin Loka pas një takimi që patën në zonë, mbi ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Viti 2024 është shpallur nga Qeveria Shqiptare si viti i pyjeve dhe faza e parë e pyllëzimeve ka nisur tashmë në Qarkun Korçë, me angazhimin e gjithë bashkive për mbjelljen e fidanëve të rinj. Mbjellja e pemëve të reja po aplikohen edhe nga nxënësit e shkollave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *