• Korça

Mbështetje për nënat me 3 fëmijë. Nënat e papuna përfitojnë falas sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Nënat e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri në 18 vjeç, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, përfiton falas nga shteti, masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin, në 5 vitet e para të fëmijës. Politika e re e mbështetjes sociale për nënat me shumë fëmijë, ka nisur nga zbatimi që prej 1 janarit. Drejtorja e Shërbimit Social Shtetëror në Korçë Entela Fejzo thotë se ka pasur interes nga nënat, ndërkohë që shpjegon se aplikimi për të përfituar këtë lehtësi, kryhet përmes portalit e-Albania

“Kemi një udhëzim të ri i cili ka dalë në fund të dhjetorit dhe pikërisht në 13 dhjetor të 2022 që ka të bëjë me një mbështetje të veçantë të programit të qeverisë për nënat me deri 3 fëmijë mbi 18 vjeç ku një prej tyre të jetë deri në 5 vjeç, janë nëna të papuna të cilat përfitojnë nga kjo mbështetje sigurimet shëndetësore dhe shoqërore deri në periudhën kur fëmija arrin moshën 5 vjeçare. Ideja është që të jetë një nënë e papunë, të ketë të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë të rinj dhe të ketë të paktën një fëmijë deri në 5 vjeç. Tashmë përmes e-Albania secila nga këto nëna që janë të papuna, mund të aplikojnë direct nga llogaria e tyre që kanë në e-Albania, nëpërmjet procedurave shumë të thjeshtuara që i kanë tek portal dhe në moment marrin dhe përgjigjen nëse janë fituese apo jo të kësaj mbështetje”, tha Drejtorja e Shërbimit Social Shtetëror në Korçë

Ky ishte një vendim i miratuar në 26 tetor të vitit të kaluar nga Këshilli i Ministrave, zbatimi i të cilit u përcaktua të niste me fillimin e këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *