• Korça

Mbështetje për bletarinë/ Këshilli i Qarkut Korçë miraton projektin

Rreth 30 të rinj nga qarku i Korçës do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e bletarisë, si dhe të përfitojnë disa koshere bashkë me familjet e bletëve për të nisur në këtë mënyrë biznesin e tyre. Projekti është hartuar dhe do të zbatohet nga Këshilli i Qarkut të Korçës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e Turizmit në Turqi, me synim mbështetjen e zhvillimit rural, sipërmarrjen dhe përfshirjen e të rinjve në sektorin e bujqësisë.

Kjo pikë e rendit të ditës ka marrë miratimin e anëtarëve të Këshillit të Qarkut dhe pritet të nisë zbatimin në shpejti duke u fokusuar në të gjashta bashkitë e qarkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *