Maturantët e qarkut të Korçës tashmë kanë plotësuar formularin A1, ku kanë përcaktuar lëndën me zgjedhje që kanë për të dhënë si provim së bashku me tre provimet e detyruara. Enkelejda Koti mbikqyrëse e maturës shtetërore në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës thotë se procesi ka ecur normalisht. Sipas saj pjesa më e madhe e maturantëve kanë zgjedhur lëndët shoqërore për t’i dhënë si provim me zgjedhje.
Maturantët na tregojnë për zgjedhjet që kanë bërë.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë bëjnë me dije se 12 shkurti është data e plotësimit të formularit A1Z për maturantët e viteve të kaluara të cilët kanë për të kryer një ose disa provime, ose duan të aplikojnë në universitet gjatë këtij viti.