• Korça

Matura Shtetërore në Korçë, zhvillohet provimi i gjuhës e letërsisë

Kanë vijuar ditën e sotme provimet maturës shtetërore, me provimin e gjuhës shqipe e letërsisë. Në qarkun e Korçës kanë qenë rreth 2000 maturantë që i janë nënshtruar provimit i cili nisi prej orës 10.00 e deri më 12.30. Në 13 qendra në të gjithë qarkun provimi u administrua nga 213 mësues nga të cilët 8 përgjegjës administrimi, 46 sekretues, 135 administratorë provimi dhe 24 përgjegjës kati. Në përfundim disa prej nxënësve u shprehën se teza ishte e lehtë dhe se gjithçka eci normalisht.

Matura shtetërore do të vijojë më provimin e matematikës më 18 qershor dhe do të përmbyllet me provimin e lëndëve me zgjedhje më 24 qershor. Një nga risitë e maturës shtetërore të këtij viti është se maturantët për herë të parë do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *