• Kolonjë

Matura 2023 në Ersekë/ Maturantët parakalojnë në tapetin e kuq

Është traditë e përvitshme tanimë parakalimi në tapetin e kuq të maturantëve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë. Edhe këtë vit të rinjtë kanë festuar në sheshin “Rilindja”, aty ku të shumtë ishin dhe familjarët e të rinjve por edhe banorët e Ersekës që kishin zgjedhur për të parë eventin e rëndësishëm të të rinjve. Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” Zamira Meto dhe nënkryetarja Ristana Gjergo uruan të rinjtë për rrugët e tyre të ardhshme në arsim dhe jetë, duke vlerësuar përpjekjet e tyre këto 3 vite.

Parada tradicionale u mbyll me hedhjen e fishekzjarrëve e një festë mes maturantëve. Vlen të theksohet se gjimnazi i Ersekës është një nga gjimnazet me nxënësit më të mirë në rang republike, vlerësim ky i dhënë vitet e fundit nga ministria e arsimit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *