• Korça

Matrikullimi i kafshëve/ Një proces tepër i rëndësishëm për blegtorinë dhe sigurinë ushqimore

Matrikullimi i bagëtive është hapi i parë drejt garantimit të sigurisë ushqimore në ciklin e prodhimit dhe përpunimit të mishit e qumështit. Ky proces kryhet në mënyrë të vazhdueshme në çdo fermë nga Shërbimi Veterinar, qoftë ato që mbarështojnë gjedh si dhe ato me bagëti të imta.

Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë ky process ka përfunduar dhe për përgjegjësin e sektorit të punës racore, është një process i rëndësishëm për dy arsye.

Në Qarkun e Korçës janë rreth 184 ferma që mbarështojnë gjedh me mbi 10 krerë secila, ku mbi 134 prej të cilave i mbarështojnë për prodhim qumështi ndërsa 50 prej tyre, mbarështojnë gjedh për prodhim mishi. Ndërsa sa u takon bagëtive të imta, janë rreth 250 ferma që mbarështojnë mbi 100 krerë kafshë për prodhim qumështi dhe mishi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *