• Korça

Masat për sezonin dimëror. Mbrojtje efektive nga ndërtimi i 4 pritave malore

Me qëllim shamngien e përmbytjeve për disa zona me risk gjatë sezonit dimëror, bashkia e Korçës restauroi 4 prita malore për të frenuar ujrat e larta. Burime pranë kësaj bashkie bëjnë me dije se ndërhyrjet u kryen në pritat e fshatrave Barç, Mborje, Polenë dhe Shkozanj, duke krijuar një mbrojtje të sigurtë për banorët. Ata shprehen se gjatë këtyre muajve, nuk kanë pasur problematika.

“Sivjet nuk ka pasur probleme se edhe ujrat sivjet kanë qenë si të prera. Derisa ska pasur problem, bërja e pritave ka qenë zgjidhje”

“Kur vjen rrëke e madhe ai bën shumë zarar poshtë. Deri tani ska pasur rrëke fare”, janë shprehur banorët

Prurja e lartë e përrenjve malorë në disa zona, ndër vite ka shkaktuar problematika duke sjellë përmbytje edhe të banesave, ndaj janë ndërtuar prita të tilla. Paralelisht në zonën e Barçit, po punohet edhe për ndërtimin e një kanali prites të ujrave si dhe sistemimin e rrugës që të çon tek varrezat e këtij fshati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *