• Korça

Masat për menaxhimin e zjarreve/ Bashkia e Korçës vitin e kaluar pa asnjë rast zjarri në pyje e kullota

Shërbimi Zjarrfikës në bashkinë e Korçës ka hartuar një plas masash për mbarëvajtjen e sezonit veror. Menaxhimi i mirë i punës si dhe ndërgjegjësimi qytetar ka bërë që vitin e kaluar në këtë bashki, të mos shënohej asnje rast zjarri në pyje e kullota.

Disa ditë më parë, një automjet është përfshirë nga flakët në një pikë karburanti në aksin rrugor Korçë – Bilisht si pasojë e ndezjes së një cigareje nga drejtuesi i mjetit, duke bërë që ai së bashku me të birin të pësonin djegie të rënda. Për të shmangur ngjarje të tilla, Cicko bën një apel.

Sa i takon logjistikës, Shërbimi në Korçë është i kompletuar.

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Korçë është i pajisur me mjetet e duhura për t’iu përgjigjuar situatave të zjarreve në një kohë të shkurtër e me efikasitet të lartë, pasi në territorin e Korçës shtrihen pyje të tillë si ai i Vithkuqit, Voskopojës, Dardhës e të tjera, që zënë sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *