• Kolonjë

Masat për mbrojtjen nga zjarret, kontrolle në territorin e bashkisë Kolonjë

Objektet shkollore të ndodhura kryesisht në fshatrat e bashkisë Kolonjë nuk kanë plotësuar masat e duhura për mbrojtjen nga zjarri. Kjo është evidentuar pas kontrolleve të kryera nga ana e specialistëve të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Një gjë e tillë ndodh për shkak se këto janë objekte të vjetra të cilat nuk i plotësojnë kushtet e duhura për mbrojtjen nga zjarri, nga ana tjetër pas kontrolleve është parë se institucionet e tjera të qyteteve plotësojnë masat e duhura.

Bazuar në situatën e mbrojtjes nga zjarri të çdo institucioni janë lënë edhe detyra nga ana e specialistëve.

Kontrollet do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit në mënyrë që të gjitha objektet shtetërore dhe ato private të plotësojnë masat e duhura për mbrojtjen dhe evakuimin në rast zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *