• Korça

Masat në prag të sezonit dimëror. Situata e akseve rrugore nacionale e turistike

Në prag të sezonit dimëror dhe reshjeve të pritshme të borës firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve nacionale në qarkun e Korçës kanë marrë masat për përballimin e situatave dimërore. Sipas specialistit të sektorit të operacioneve Gentian Pere është rritur numri i mjeteve borëpastruese në qarkun e Korçës edhe me 5 të tjera dhe është siguruar dhe rritur edhe sasia e nevojshme e kripës e granilit.

Në qarkun e Korçës janë rreth 550 km rrugë të cilat mirëmbahen nga firmat e kontraktuara, ose rreth 12 akse rrugore nacionale dhe turistike, të cilat sidomos gjatë dimrit kanë një fluks të shtuar të mjeteve në qarkullim edhe për shkak të turistëve e vizitorëve që zgjedhin juglindjen për të pushuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *